Gratë në ndërtimtari dhe pylltari janë shumë pak të përfaqësuara sepse ende llogaritet se këto dy profesione janë për burra. Më shpesh punojnë si inxhinierë, punonjës teknikë apo si administratorë në firma. Për shkak të kësaj shumë pak janë të përfaqësuara edhe në funksionet udhëheqëse në firma dhe në organizatat sindikale.

Sindikatat dhe organizatat joqeveritare konsiderojnë se nevojitet edukim cilësor me qëllim që ato të inkurajohen dhe të fillojnë më me intensitet të punojnë në këto sektorë.

“Në vendin tonë, gruaja shumë pak është e përfaqësuar në ndërtimtari dhe pylltari. Edhe krahas të gjitha përpjekjeve dhe edukimeve që i kemi, megjithatë gratë druajnë të qëndrojnë në pozicione lideri në sindikatë dhe ndërtimtari, por mendoj se me trajnime gratë do ta gjejnë vendin e vërtetë sepse janë liderë më të mirë nga burrat. Përqindja e përfaqësimit të grave në këto dy sektorë është nën pesë përqind”, thotë Ivana Dimitrova nga Sindikata për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim (SNIP).

Sipas saj, në ndërtimtari mungon forca cilësore e punës dhe është koha që gratë të edukohen me cilësi që të qëndrojnë në pozicione të liderit sepse ndërtimtaria më shumë nuk është vetëm punë për burra.

Në nivel global gjendja nuk është më ndryshe, por ka shtete siç janë India dhe Nepali ku një numër i grave punojnë në ndërtimtari dhe industrinë e drurit dhe gjithnjë e më shumë qëndrojnë në pozicione liderësh në sindikata.

Në Forumin në Shkup që e organizon Fondacioni “Fridrih Ebert” marrin pjesë gra lidere nga Panamaja, Nepali, Brazili, Argjentina, Egjipti, Katari, Zambia, Libani, Malajzia dhe shumë shtet të tjera të cilat do të ndajnë përvojat e tyre me gratë e shteteve të cilat punojnë këto sektorë.