Në muajin janar janë skanuar më shumë kupona fiskal përmes aplikacionit “TVSH-ja Ime” ose mbi 15 milion llogari fiskale, ndërsa pagesa e TVSH-së për këtë muaj është mbi 70 përqind më i madh në krahasim me maujin e kaluar, tha ministrja e Financave, Nina Angelovska.

Ajo shtoi se aplikacioni “TVSH-ja Ime” ka mbi 50 mijë shfrytëzues të ri në muajt dhjetor dhe janar.

“TVSH-ja Ime” “Dhurata Ime” janë shembuj të mirë se përmes gemifikimit mund të adresohen problemet në ekonomi dhe shoqëri, si ekonomia e zezë. Pagesa e TVSH-së dhe numri i kuponave fiskalë të skanuar po jep rezultatet e saja tha Angelovska.

Shuma e pagesës së TVSH-së nga kuponat fiskal të skanuar në muajin janar arrin në rekord prej 730 milionë denarë, që është mbi 70 përqind më shumë në krahasim me pesë muajt e parë kur shuma arrinte në 428 milionë denarë.