Në Programin e Qeverisë së re thuhet se departizimi i gjyqësorit dhe pavarësia e tij, fillimisht do të realizohen me ndryshimin e ligjeve për të cilët nevojitet shumicë absolute, ndërkohë që për ndryshimin e dispozitave ligjore me dy të tretat e votave të deputetëve në Parlament, do të kërkohet dialog për arritjen e konsensusit, shkruan gazeta KOHA.

Pas formimit të Kabinetit të ri qeveritar, i cili u votuan me 31 maj, para deputetëve, në periudhën që pason, pritet të dorëzohen Propozim ndryshimet e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, ku siç qëndron në Programin e Qeverisë së re (pjesa e gjyqësorit dhe sundimit të ligjit), këto ndryshime do të kontribuojnë për rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në këtë sektor. Njëherit, me shumicë absolute pritet të votohen ndryshimet edhe në Ligjin për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve, institucion ky, i cili sipas Programit të qeverisë, duhet medoemos të reformohet.

”Po ashtu ne do të propozojmë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për përcaktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit. Analizat tona kanë konstatuar se ky ligj në vetë përmban norma paradoksale juridike. Taksa gjyqësor gjithashtu do t’i nënshtrohet ndryshimeve, për shkak se qytetarët e Maqedonisë shpesh herë dorëzohen nga mbrojtja gjyqësore e të drejtave të tyre pikërisht për lartësinë e këtyre taksave. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, gjatë procedurave gjyqësor ku si palë e paditur për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut do të jetë shtetit, atëherë taksat gjyqësor do të paguhen vetëm pas përfundimit të procesit gjyqësor. Mes tjerash, ne kemi paraparë përmirësimin e kornizës ligjor edhe për Ligjin për shërbimin gjyqësor, me të vetmin qëllim avancimin e statusit të nëpunësve gjyqësor”, thuhet në Programin e Qeverisë së re.

Dhënia e ndihmës juridike falas, për kategoritë e prekura të qytetarëve, po ashtu pritet të pësojë ndryshime. Reformat e paralajmëruara nga Qeveria e re, thuhet se do të bëhet në bashkëpunim mes Ministrisë së Drejtësisë dhe shoqatave tjera që ofrojnë këtë lloj të ndihmës. Nga ana tjetër, sigurimin e mbështetjes më të madhe të deputetëve, Qeveria e re do të synoj ta arrijë për vendosjen e një sektori special në Gjykatën Penale të Shkupit, i cili kryesisht do t’i shqyrton lëndën e dorëzuara nga Prokuroria Speciale Publike.

“Reformat kushtetues vlerësojmë se duhet të bëhen pjesën e Këshillit Gjyqësor, si dhe të Ligjit për gjykata. Këto ndryshime janë të patjetërsueshme për vendosjen e kritereve të qarta për zgjedhjen, avancimin dhe shkarkimin e gjykatësve. Mendimi ynë është se përmes këtyre ndryshimeve do të bëhet vlerësim efikas, kualitativ dhe objektiv ndaj lëndëve që i kanë zgjedhur gjykatësit, numrit të aktgjykimeve që janë ankimuar, numrit i aktgjykimeve të vërtetuara, shkaqet për shfuqizimin e aktakuzave dhe kohëzgjatja e një procesi gjyqësor. Krahas këtyre kritereve për vlerësim, kriteret shtesë për vlerësimin e punës së gjykatësve, do të përqendrohen drejtë vlerësimit të kualitetit të gjykatësve, gjegjësisht në kapacitetin e logjikës juridike që e posedojnë, aftësitë organizative, pjesëmarrja në trajnime, specializimi dhe arsyetimi i aktgjykime”, thuhet mes tjerash në Programin e Qeverisë së re.

Ndryshe, nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit me dy të tretat e deputetëve, përbërja e re parlamentare synon vendosjen e gjykatave të specializuara tregtare, me qëllim përmirësim e klimës së biznesit dhe garantimin e sigurisë juridike për ata afaristë që mendojnë të hapin vende të reja të punës.

Paralelisht me këto ndryshime, deputet e ri pritet të diskutojnë dhe për reformat thelbësore në Prokurorinë publike dhe rritjen e transparencës në gjykatat administrative, duke i obliguar këta të fundit që vendimet t’i sjellin në seanca kryesor publike. Për t’i implementuar standardet evropiane për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen efikasve të lirive të tyre, Qeveria e drejtuar nga Zoran Zaevi, do të propozojë ndryshime të dispozitave ligjore që lidhen me të drejtën e kompensimit real të atyre qytetarëve që u janë cenuar të drejtat.

Këto ndryshime njëherit pritet të harmonizohen edhe me përgjegjësinë individuale të gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët kanë marrë pjesë në procesin e shkeljes së të drejtave kushtetuese dhe atyre ndërkombëtare.

Si rrjedhojë e keqpërdorimit të masës të paraburgimit vite me radhë, Qeveria e re ka paralajmëruar hapjen e debatit për ndryshime kushtetuese dhe kufizim të zgjatjes së paraburgimit, gjegjësisht përforcimin e bazave ligjore dhe mekanizmave për kontrollin gjatë arrestimit dhe zgjatjes së masës së paraburgimit.

Standardet tjera evropiane që paramendon t’i implementon kjo Qeveri, kanë të bëjnë edhe me mbrojtjen e parimit të prezumimit dhe harmonizimit të dënimeve komfor normave evropiane për këtë shkelje ligjore. Ndryshe, gjatë dhënies së deklaratës kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i ka dërguar apel kryeprokurorit të shtetit Marko Zvërlevski, që sa është e mundur më shpejt ta parashtroj dorëheqjen e tij në Qeveri.