Parlamenti i Maqedonisë me shumicë votash i zgjodhi ministrat e ri të Qeverisë së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.
Renata Deskoska mori dikasterin e Drejtësisë me 67 vota për dhe 23 kundër.
Arbër Ademi mori dikasterin e Arsimit dhe Shkencës me 67 vota për dhe 25 kundër.
Asaf Ademi mori dikasterin e Kulturës me 66 vota për dhe 23 kundër.
Bardhyl Dauti u zgjodh ministër pa resor me 65 vota për dhe 26 kundër ndërsa 1 i përmbajtur.