Prej 19 deri 25 nëntor në Maqedoni janë regjistruar 74 persona të sëmurë nga gripi, që paraqet ulje prej 14.9 për qind në krahasim me një javë më parë (12 – 18 nëntor), kur u regjistruan 87 të sëmurë.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, numri më i madh i të sëmurve (47) janë të moshës prej 15 deri 64 vjeçare, ndërsa të sëmurit tjerë janë fëmijë deri katër vjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më i madh i të prekurve nga gripi (12) janë paraqitur nga Qendra për Shëndet Publik në Strumicë.

Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve arrin 344. Ndërsa në krahasim me sezonin e vitit të kaluar numri është ulur prej 34.5 për qind, kur u regjistruan 525 raste.