Ministri për punë të brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski u shpreh se maksimalisht do ta përkrahë debatin publik për reformat në sektorin e sigurisë, veçanërisht në punën e shërbimeve sekrete dhe sistemeve për përgjim për çka janë të nevojshme garanca të fuqishme se nuk do të ketë keqpërdorime të reja të autorizimeve zyrtare.

“Ligjet për Agjencinë operativo-teknike (AOT) ndodhen në Regjistrin e vetëm elektronik kombëtar të Maqedonisë, me qëllim të mundësisë së qasjes së publikut. Ato duhet të qëndrojnë në RVEKM për 20 ditë për të dëgjuar mendimet e ekspertëve, por edhe të qytetarëve në lidhje me përmbajtjen e tyre. Më pas do të shqyrtohen në seancë të Qeverisë dhe në fund do të dorëzohen në Kuvend”, tha Spasovski.

Ai theksoi se nuk do t’i nënshkruajë tekstet e ligjeve në qoftë se në to nuk sigurohet garanca për mbrojtje nga keqpërdorimet e mundshme të sistemit./Telegrafi/