Komisioni i Kuvendit për financim dhe buxhet sot e filloi në ora 11:00 seancën për Propozim-buxhetin për vitin 2018.

Kjo seancë filloi të hënën, ndërsa të martën u  paralajmërua vazhdimi i saj por pas informacioneve për arrestimet për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, u anulua. Nuk u mbajt as vazhdimi i cili ishte paralajmëruar për dje.

Debati i përgjithshëm për propozimin sipas Rregullores zgjat 10 ditë pune. Për propozimin janë parashtruar 279 amendamente. /Fol/