Që nga viti 2003, Organizata Ndërkombëtare e Punës ka caktuar 28 prillin si Ditën Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë me qëllim parandalimin e dëmtimeve globale dhe sëmundjeve profesionale.

Shoqata e Maqedonisë për Siguris dhe Shëndet në Punë, tradicionalisht, që nga viti 2008, ka publikuar një raport vjetor për aksidentet në punë me rastin e 28 prillit.

Raporti për aksidentet në punë është i pavarur, dhe si burim për marrjen e të dhënave për aksidentet në punë, para së gjithash, janë përdorur informacionet e publikuara në mediat në Maqedoni gjatë vitit aktual.

“Të dhënat për vitin 2019 konfirmojnë se njerëzit po vdesin në vendin e punës. Përkatësisht, në vitin 2019 humbën jetën 25 punëtorë. Në nderin dhe kujtesën e tyre, më 28 prill, filluam projektin për krijimin e parkut më të vogël në botë, në të cilin mbollëm fidanët nga pemët në kujtim të punëtorëve që vdiqën gjatë vitit 2018”, thonë nga Shoqata.