Organizatat të bashkuara në “Maqedonia bllokon” të cilat kundërshtojnë ndryshimet kushtetuese kanë paralajmëruar se përveç bllokimit 24 orësh të hapësirës para Kuvendit, nga e premtja kanë paralajmëruar se do t’i zgjerojnë aktivitetet e bllokadave edhe në udhëkryqet e Shkupit në orët e pasdites.

Dragan Urginovski sot në konferencë për shtyp informoi se janë të vetëdijshëm se komunikacioni të premten do të jetë më i ngarkuar dhe për këtë arsye bëri thirrje për mirëkuptim nga ana e qytetarëve.

“Këtë nuk e bëjmë për interes personal, partiak ose të ndonjë shoqate, por për mbrojtje të emrit të Maqedonisë, identitetit, historisë dhe traditës së popullit maqedonas”, tha Ugrinovski.

Në lidhje me debatet e paralajmëruara nga qeveria për ndryshimet kushtetuese, ai tha se bëhet fjalë për mashtrim nga pushteti nëse shikohet lista e pjesëmarrësve në debat.

“Maqedonia bllokon” i bënë thirrje Zoran Zaevit që të merr pjesë në debatin për ndryshimet kushtetuese të organizuar nga ata. Ugrinovski tha se qëllimi i aktiviteteve të tyre është që të shpërbëhet Kuvendi dhe të nënshkruhen zgjedhje të reja.