Nuk ka asnjë përparim nga pesë fushat në të cilat u theksuan se ka ngecje serioze nga raporti i BE-së. Me rezultatet të këtilla Maqedonia do ta presë drejtorin e pensionuar të Komisionit Evropian, Reinhard Pribe.

Nga Instituti për Politikë Evropiane thonë se nuk është depolitizuar gjyqësore, as nuk janë ndërmarrë masa për korrupsionin dhe në vend të depolitizimit të administratës është bërë vetëm transformim i saj.

Në raportin e KE-së Maqedoni është vlerësuar si shtet i bllokuar. Ndërsa edhe në këtë edhe në raportet tjera evropiane, gjyqësore ka qenë fusha më e kritikuar.