Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në suaza të vizitës zyrtare në Kroaci u takua me presidenten kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq, përcjell Fol.

Nga Ministria e Mbrojtjes kumtuan se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes dy vendeve dhe mbështetja nga ana e Kroacisë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

“Kemi forca, kemi shumë miq, kemi mbështetje të sinqertë dhe pa rezervë nga Kroacia në rrugën tuaj euroatlantike”, ka deklaruar Grabar – Kitaroviq në takimin.

Ministrja Shekerinska i ka theksuar prioritetet e Qeverisë dhe reformat aktuale politike, shoqërore, dhe të mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë.

“Ne nuk e kërkojmë anëtarësimin si dhuratë. Me përkushtim punojmë ta meritojmë anëtarësimin tonë në NATO dhe BE. Maksimalisht jemi të fokusuar në avancimin e gjendjes përmes zgjidhjes së çështjeve të hapura, e jo shmangie të të njëjtave”, ka theksuar Shekerinska në takimin. /Fol/