Kryeministri Emil Dimitriev do ta kryesojë delegacionin në kremtimin qendror në Meçkin Kamen në Krushevë

Në Krushevë për Ilinden tradicionalisht mbërritën edhe kalorësit nga marshi i Ilindenit, ndërsa qyteti do të jetë nikoqir i Takimeve shkencoro-kulturore “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kanë kumtuar kambanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit më 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.

Kryengritja e Ilindenit ishte kryengritje e popullsisë maqedonase të rretheve të Manastirit dhe të Trakisë kundër zgjedhës osmane. Shpërtheu më 2 gusht 1903, ditën e Shën-Ilisë prej nga mori edhe emrin. Kryengritja udhëhiqej nga organizata revolucionare e brendshme e Maqedonisë, që luftonte për formimin e një Maqedonie autonome. Përveç maqedonasve, në kryengritjen e Ilindenit morën pjesë edhe kombësitë e tjera të këtyre viseve, shqiptarët, vllehët dhe grekët. Kryengritjes së Ilindenit i dha dorë lëvizja e gjerë antiosmane e shqiptarëve në Kosovë me epiqendër Mitrovicën. Kryengritja u shtyp nga ushtria osmane në shtator.