NATO edhe zyrtarisht ftoi Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 30-të e Aleancës, por vetëm pas implementimit të marrëveshjes për emrin. Ceremonia e dorëzimit të ftesës u bë para pak çastesh mes kryeministrit Zaev dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg.