Ilaçi Ivermektin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus, do të arrijë nesër në Maqedoni të Veriut, pasi agjencia e barnave “MALMED” dha dritën e jeshile për ta sjellë në vend.

Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve që kanë pasur ndërlikime të COVID-19, pasi bazuar në studimet e huaja kanë dhënë rezultate të shkëlqyera.

Drejtori i agjencisë “MALMED”, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë dhe efektiv.