Kryetari i Kuvendit në bazë të autorizimeve kushtetuese mund të shpallë zgjedhje kur të plotësohen të gjitha kushtet për mbajtjen e tyre, thotë ish Kryetari i Kuvendit, Tito Petkovski. Deri tani në Maqedoni nuk ka pasur një përvojë të këtillë politike. Së pari të shpërbëhet Kuvendi, kurse pastaj Kryetari t’i shpallë ato. Duke e ditur që shpërndarja e Kuvendit është veprim i shtyrë dhe si i tillë nuk e njeh Kushtetuta, Kuvendi edhe më tutje mund të funksionojë, thotë ai.

“Nuk ka asnjë rëndësi vendimi për shpërndarjen e Kuvendit me afat të shtyrë. Kuvendi mundet nesër, pasnesër dhe çdo ditë tjetër të mblidhet dhe të sjellë vendime. Madje, edhe kur të shpallen zgjedhjet, në rrethana të jashtëzakonshme, ose nëse komplet Qeveria jep dorëheqje, Kuvendi duhet të thërrasë seancë dhe të konstituojë Qeveri të re”, u shpreh Tito Petkovski, Ish Kryetar i Kuvendit.

Sipas ish deputetit Ismet Ramadani, për daljen nga kjo situatë, e nevojshme është të organizohet një takim i liderëve politik me ndërmjetësim të bashkësisë ndërkombëtare. Ramadani konsideron se katër partitë politike duhet të ulen sa më shpejtë dhe të arrijnë një vendim konsensual për zgjedhjet.

Kurse ish deputeti Petar Goshev thotë se kjo garniturë politike nuk mund ta nxjerrë vendin nga kriza. Sipas tij, është e nevojshme që të përfshihen ekspertë, intelektualë, dhe organizata civile për të krijuar një Qeveri të ekspertëve që do ta zgjidhnin krizën.

“Të gjithë personat që duan paqe dhe prosperitet në vend duhet t’i bashkëngjiten angazhimit për heqjen e këtyre njerëzve nga pushteti. Nuk ekziston asnjë marrëveshje që me atë do të arrihej, e ato ta respektojnë të njëjtin”, tha Petar Goshev.

Përndryshe, Maqedonia që nga pavarësia e deri tani vetëm njëherë ka pasur Qeveri të ekspertëve, edhe atë gjatë vitit 1991 -1992 në krye me Nikolla Klusevin. Qeveri teknike për të parën herë në Maqedoni u krijua pas marrëveshjes së Përzhinës.

https://youtu.be/k51CXdzSp3s?t=3