E diel, 19 Maj, 2024
Ballina Lajme Maqedonia, shtet që prodhon korrupsion

Maqedonia, shtet që prodhon korrupsion

Në sistem kemi probleme, në ligje me kalimin e viteve gjithmonë është kujdesur që të lihet hapësirë për nevojë eventuale të atyre që janë në pushtet. Edhe krahas ligjeve kemi veprim të thelluar në këtë drejtim para akteve nënligjore, që i sjellin vetë ministrat, ndërsa janë aprovuar nga ana e Ministrisë së Shoqërisë Informatike. Kjo tregon se shmangen edhe mekanizmat kontrollues dhe shërbimet inspektuese, ndërsa ka probleme edhe në emërimin në inspektorate.

Ky është konkluzioni i përbashkët i Sllagjana Tasevës, kryetare e Transparensi Interneshënël – Maqedoni dhe Sofka Pejovska-Dojçinovska, anëtare e Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK), të cilat dje mbajtën fjalim në prezantimin e projektit “Vlerësim i ndjeshmërisë nga korrupsioni në politikat dhe procedurat për punësim, me fokus të veçantë në nepotizmin dhe klientelizmin”.

Pas analizës së përfunduar, në kuadër të projektit, në 19 ligje dhe dy akte nënligjore, me çka janë vërtetuar 46 pika të ndjeshme, në të cilat duhet të intervenohet, por edhe nga puna e deritanishme e KSHPK, Sofka Pejovska – Dojçinovska është decide se nuk ka dilema se sistemi prodhon korrupsion, ekziston pasiguri juridike, ndërsa një nga problemet më serioze janë autorizimet diskrete të bartësve të funksioneve publike para e gjithash për punësimet. Të gjitha raportet, potencoi ajo, flasin se kemi kornizë të mirë juridike, por mungon implementimi.

“Ose njëherë do të inkurajohemi që të jemi seriozë në implementim ose nuk kemi alternativë Kjo është baza. Nga kaq lëndë që i kemi marrë nga fillimi i punës sonë deri më sot, vetëm konfirmohet se këto janë dobësitë që janë konstatuar”, deklaroi Pejovska – Dojçinovska nga KSHPK dhe paralajmëroi se do të kërkohet nga shteti që t’i anulojë dobësitë.

Në pyetjen e gazetarëve sa lëndë Antikorrupsioni ka hapur për nepotizëm dhe rreth sa prej tyre vepron Prokuroria publike, Pejovska-Dojçinovska theksoi se rreth 40-të, por nuk ka numër të saktë rreth sa prej tyre vepron Prokuroria Publike. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për zgjedhjet e paralajmëruara të parakohshme, ajo theksoi se KSHPK është i gatshëm të përballet me sfida.

Ambasadori i Mbretërisë së Holandës, Dirk Jan Kop me mesazh: kur anija fillon të mbytet duhet ta pomponi ujin nëse hyn dhe të gjeni ku ka plasaritje dhe t’i mbyllni. Keni me të vërtetë anije të mirë, por duhet t’i mundësoni që të lëvizë më shpejtë dhe të ketë sukses.

“Nevojiten ende përpjekje me qëllim që të parandalohet politizimi i shërbimit publik dhe sektorit privat. Përveç parandalimit të dështimit të anijes, Antikorrupsioni ka për qëllim ta bëjë shoqërinë vend më të mirë për jetesë. Nepotizmi në administratën publike vetëm e ngadalëson progresin e shërbimeve publike, por ka edhe pasojave ekonomike”, tha ambasadori Dirk Jan Kop.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut duhet të shikojë në hijen e problemeve ose të atyre problemeve që janë të fshehura.

“Në Gjeorgji kam parë personalisht si është bërë kjo. Në të gjitha qytetet kishte gjithkund vende të hapura dhe kur vini të nxirrni çfarëdo qoftë dokumente, të gjithë mund të shihen mes vete. Domethënë njerëzit mund t’i shohin nëpunësit publikë dhe anasjelltas. Nuk bëhet asgjë prapa dritareve të vogla të fshehura, por gjithçka bëhet në mënyrë transparente, që ndihmon të ulet korrupsioni, por ndihmon që të kthehet edhe besimi i njerëzimit në shërbimin publik”, tha ambasadori holandez Dirk Jan Kop./Koha/