Maqedonia po tronditet pas ofertës së fundit të kryeministrit, Zoran Zaev që në Qeverin e Maqedonisë të participon edhe partia shqiptare PDSH e Menduh Thacit, raporton, portali, Amerika- Radio.
Menduh Thaci dhe Afrim Gashi para 30 minutave dolën nga godina e Qeverisë, por nuk dhanë detaje se cfarë poste do të marrin në ekzekutiv.
Skandali rritet edhe më shumë kur para një viti në një intervistë për Televizionin e Shqiprisë A1 Raport, Zaev haptazi tha se Menduh Thaci është dora e djathtë e Nikolla Gruevskit dhe ish shefit të policisë secrete, Sasho Mijallkov.
Menjëher pas 1 vite qëndrimet e Zaevit dhe Menduh Thacit ndryshuan për 180 shkallë, ky Thaci nga dita e hënë “vëllazërohet” me Zaevin.
Ende është e paqartë se me këtë vendim të fundit Thaci përfundimisht do të shpëton nga afera e përgjimeve dhe do të shpëton nga burgu, pasi ai akuzohet se ka bërë keqëpërdorime zgjedhore, ku dënimi sipas kodit penal është nga 1 deri më 5 vjet burg.
Ndryshe, Liderët politike shqiptare në Maqedoni janë nen kontrollin e plotë të qeverisë se kryeministrit Nikolla Gruevski. Deklaratën e ka bërë Zoran Zaev, lideri i Partisë më të madhe opozitare në vend në një intervistë ekskluzive për A1 Report dhënë gazetares Erjona Rusi. Zaev shprehet se disponon përgjime që tregojnë për bashkëpunimin e kreut te Partise Demokrate Shqiptare në opozitë, Menduh Thaçi me policinë sekrete të Maqedonisë. Sipas tij, Thaçi i ka premtuar besnikëri deri ne vdekje policisë sekrete maqedonase. “Vetë publikimet e dëshmive tregojnë se kryetari i partisë më të madhe shqiptare në opozitë, PDSH e cila shoh se në brendësi po pëson ndryshime është e përfshirë në bashkëpunim të fshehtë me shefin e policisë sekrete, i cili është kryesuesi i më shumë zhvillimeve në Maqedoni. Pra ai, për interesat e tij personale është mbështetës i politikave të VMRO DPMNE-së. Është e habitshme se si ai i thotë në telefon shefit të policisë sekrete “Shef jam besnik ndaj teje deri në vdekje”. Njëkohësisht PDSH ka dëshmuar se nuk është opozitë , por pjesë e kabinetit të presidentit të shtetit me propozim të VMRO DPMNE-së, pasi bashkëpunon në shumë projekte të përbashkëta me partinë e Gruevskit. Dhe kjo është një e vërtetë absolute, këtë e dinë të gjithë. BDI është parti e cila direkt merr pjesë në pushtetin ekzekutiv dhe bashkëqeveris edhe pse deputetët e kësaj partie kanë fituar mandatin në mënyrë të paligjshme. Kështu që në Republikën e Maqedonisë nuk ka opozitë në parlament.”- u shpreh Zoran Zaev./Amerika-Radio/