MAQEDONIJunker: Nëse shkatërrohet BE-ja, do të ketë luftë në Maqedoni dhe Ballkan

Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker i paralajmëroi SHBA-të lidhur me rrezikun nga një luft ëe re në Ballkan, nëse “shpërbëhet” Bashkimi Evropian.

Këtë Junker ia ka transmetuar nënkryetarit Majkll Pens, me të cilin është takuar muajin e kaluar në Bruksel. Mirëpo, detaje nga biseda janë publikuar sot në intervistën për Financial Times.

Junker deklaroi se është i “nevrikosur dhe i habitur” nga entuziazmi i Donald Trampit lidhur me daljen e Britanisë së Madhe nga BE, prandaj i ka paralajmëruar amerikanët për pasojat nga një sjellje e tillë, transmeton Makfax maqedonisht.

Shefi i KE-së vlerëson se sjellja e Trampit në fakt ka treguar se sa ai nuk e kupton historinë e komplikuar të Evropës.

Junker ka shtuar që e ka paralajmëruar nënkryetarin e Trumpit se “Uashingtoni nuk duhet t’i inkurajojë vendet tjera që ta imitojnë Brexiti”.

“I thash nënkryetarit Pens: Mos flisni ashtu, mos i thërrisni të tjerët që të dalin, sepse nëse shkatërrohet Bashkimi Evropian, atëherë do të ketë luftë të re në Ballkanin Perëndimor “, tha Junker.

Shefi i KE-së vlerëson se rajonit patjetër duhet “t’i ofrohet perspektivë evropiane”, në të kundërtën do të ketë luftë, duke përmendur edhe Maqedoninë në mesin e vendeve ku mund të eskalojë lufta, transmeton Gazeta Lajm.

“Nëse i lëmë vetëm, Bosnje dhe Hercegovina, Republika Srpska, Maqedonia, Shqipëria, në të gjitha këto vende do të ketë sërish luftë”, deklaroi Junker.