Ministri i MPB-së, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij zyrtare në Dibër tha se Maqedonia e Veriut momentalisht ka gjendje të qetë dhe stabile.

Ai theksoi se tani vijon anëtarësimi i plotë i Maqedonisë në NATO, diçka që është historike për realizimin e interesave shtetërore dhe se presim shumë shpejtë të hapim bisedimet me BE-në, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Standardet evropiane do të jenë pjesë e jetesës tonë ndërsa me përfshirjen e policisë së Maqedonisë në trajnime dhe pajisje presim që me të vërtetë ta forcojë mundësinë për rritjen e sigurisë në shtet dhe me këtë të kontribuojmë edhe për sigurinë e rajonit”, tha Spasovski.

Ai foli për bashkëpunimin e mirë të policëve, përkatësisht ministrive të punëve të brendshme jo vetëm me vendet fqinjësore por edhe nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Në vitet e fundit kemi bashkëpunim të përforcuar ndërkombëtare jo vetëm me fqinjët tanë, por me gjithë policët e rajonit, me gjithë ministritë në rajon, megjithatë edhe bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së”, tha Spasovski duke shtuar se sfidat e përgjithshme të policisë janë terrorizmi, emigrimi, krim transnacional, krimi i organizuar, korrupsioni dhe e gjithë kjo kërkon qasje të përbashkët./Telegrafi/