Sot, e mërkurë, 13 dhjetor 2017, përfaqësues të Sekretariati për Çështje Evropiane dhe të Ministrisë së Financave morën pjesë në Komitetin Drejtues të Instrumentit për kornizë Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) në të cilën u alokuan 100 milion euro si grante investuese (ndihmë të pakthyeshme) të vendeve nga Ballkani Perëndimor, njofton Fol.

Nga 100 milion eurot e alokuara, Republika e Maqedonisë sot formalisht mori pëlqim të  68,6 milion eurosh grante Investuese- ndihmë të pakthyeshme për Projektin për Rehabilitim të pjesës lindore të linjës hekurudhore të Korridorit VIII, edhe atë për pjesën e dytë, Beljakovc- Kriva Pallankë në gjatësi prej 34 kilometrash. Kjo mbështetje Republikës së Maqedonisë u dha në kuadër të ashtuquajturës “Konektiviti” agjendë të Procesit të Berlinit, për të cilën u njoftua që nga Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Trieste.

Në mënyrë plotësuese, Komiteti miratoi edhe Projektin për bashkëpunim të dokumentacionit teknik për autostradën „Stenkovc- Pika kufitare Bllacë“ në çmim prej 1.010.000 euro. Këto mjete duhet të përdoren për përpunimin e dokumentacionit të projektit Infrastrukturor dhe projektin kryesor për zgjidhjen e autostradës për rrugën shtetërore A4, si fazë e parë për ndërtimin e autostradës e cila e lidhë Shkupin me kufirin e Kosovës.

Maqedonia, në thirrjen e fundit të (WBIF) në nëntor dorëzoi kërkesë për grande për Investime në kuadër të  këtij instrumenti si dhe për dy projekte tjera: Projekt për ndërtimin e pjesës së autostradës Kërçovë- Gostivar – Grant mjete për investime për ndihmë teknike në vlerë të përgjithshme prej 20 milion eurosh të cilat kanë qenë të destinuara për financimin e pjesës së punimeve ndërtimore të pjesës së autostradës Kërçovë- Gostivar (pjesa nga Bukojçani deri në Kërçovë); dhe Projekti për rindërtimin dhe zhvillimin e rrugëve –Kriva Pallankë- Kufiri me Bullgarinë- Grand mjete për investime dhe ndihmë teknike në shumën të përgjithshme prej 2,62 milion euro të cilat do ti dedikohen financimit të pjesës për punë ndërtimore për pjesën rrugore Kriva Pallankë- Deve Bair, si dhe për ndihmë teknike. Për këto projekte tani më kanë filluar bisedime për huamarrje nga ana e EBOR, ndërkaq alkomi i grandeve nga ana e Komitetit Drejtues të (WBIF) për këto projekte do të jetë në qershor të vitit 2018.

Rajoni i Ballkanit Perëndimor mbetet lartë në agjendën e Komisionit Evropian, për çfarë në këtë mbledhje dhe zyrtarisht njoftuan edhe për dy thirrje të reja për aplikim për grate investuese në lartësi  rreth 100 milion euro dhe ndihmë teknike prej 12 milion euro. Thirrja për grante Investuese për projekte infrastrukturore do të jetë i hapur gjatë vitit 2018. /Fol/