Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut Bojan Mariçiq, sot ka folur në lidhje me regjistrimin e popullsisë, i cili pritet të bëhet vitin e ardhshëm.

Ai tha se nuk do të kthehet teksti i propozim-ligjit në procedurë qeveritare, pasi siç tha, vlerësojnë se ndryshimet minimale mund të realizohen me nëpërmjet intervenimeve me amendamente në Kuvend.

“Hapja e serishme e tekstit të Ligjit mund vetëm të çojë në shtyrjen e serishme të regjistrimit, ndërsa vetë opozita kërkonte që regjistrimi të realizohet në vitin 2021. Mundësia më e mirë që regjistrimi të realizohet në vitin 2021 është që kjo të ndodh në pranverë, respektivisht në prill, sepse tashmë e dimë se në tetor do të kemi zgjedhje të rregullta lokale, është e pamundur që regjistrimi të ndodh në vjeshtë”, tha mes tjerash ministri Mariqiç.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë fillimisht u planifikua të bëhet në prill të këtij viti, por për shkak të situatës me pandeminë u anulua.