Këshilli për punë të përgjithshme i BE-së më 24 mars njëzëri, ndërsa ajo përfshin edhe Bullgarinë, pa kushte vendosi t’i hap negociatat me Maqedoninë e Veriut. Kjo konkluzë më 26 mars njëzëri është vërtetuar edhe nga shefat e qeverive dhe shteteve të Këshillit Evropian. Teksti i konkluzës së Këshillit në pjesën e Maqedonisë së Veriut nuk përmban asnjë kusht dhe ai është dokument publik.

Këtë në deklaratë për MIA-n e ka theksuar negociatori teknik i vendit me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq lidhur me atë nëse dokumenti bullgar i cili në media i bë aktual këtyre ditëve, është pengesë për fillimin e negociatave me BE-në ose ndoshta të paraqesë pengesë të mundshme në procesin e mëtejmë të integrimit të vendit në Union.

Mariçiq për MIA-n ka thënë se deklarata e Bullgarisë e dorëzuar pastaj pas miratimit të konkluzave, është uni -laterale dhe nuk ka efekt juridik mbi vendimin për fillimin e negociatave.

“Deklarata e Bullgarisë në procesverbalin e miratimit të konkluzave të Këshillit për punë të përgjithshme paraqet një deklaratë interpretuese të njëanshme, e cila nuk mund të përjashtojë ose ndryshojë efektin juridik të vendimit për fillimin e negociatave, as kuptimin dhe qëllimin e konkluzioneve. Pastaj, Bullgaria në deklaratën qartë thirret në “mirëkuptimin e saj” të zbatimit të Marrëveshjes së miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit si dhe duke pasqyruar pozicionin e Parlamentit të tyre nga tetori 2019″, shpjegon negociatori teknik me Unionin.

Dokumenti ka thënë tutje Mariçiq, nuk do të thotë bllokadë dhe ndërprerje të negociatave para fillimit të tyre.

“Kjo nuk do të thotë që ne do të mund të injorojmë çështjen e ndërtimit të miqësisë së përhershme me Bullgarinë dhe me gjithë fqinjët e tjerë, por kjo nuk do të thotë bllokadë dhe ndërprerje të negociatave para fillimit të tyre. Vetë eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev dje tha se këto çështje do të duhet të diskutohen dhe zgjidhen deri në anëtarësimin tonë në BE, ndërsa ky është proces që do të zgjasë dhe do të mundësojë përmes mekanizmave të përcaktuar në Marrëveshjen e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë të arrihet mirëkuptim për këtë çështje”, tha Mariciq në deklaratën për MIA-n.

Ai thekson se parimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë është një nga parimet kyçe të BE-së dhe pritjet e palës maqedonase janë që ai duhet të jetë një aspekt i procesit negociues, ndërsa bllokadat nuk shkojnë së bashku me ndërtimin e miqësisë dhe fqinjësisë së mirë.

Dokumenti me pakon e masave i publikuar nga Parlamenti austriak është përgatitur nga Parlamenti bullgar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa dje eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili është pjesë e partisë qeveritare GERB të kryeministrit Bojko Borisov, theksoi se në Maqedoni jetojnë maqedonas që e flasin gjuhën maqedonase dhe ky është realitet.

“Ne jemi vëllezër. Ju jeni maqedonas. Në Maqedoni jetojnë maqedonas dhe e flasin gjuhën maqedonase. Ky është realitet. Ky është realiteti modern për të cilin flas. Nuk mund dhe nuk kam të drejtë ta kontestojë atë që ju ndjeheni si maqedonas …”, thotë Kovaçev në intervistën për portalin “MKD”.

Kovaçev shtoi se që vendi të hyjë në BE do të duhet të zgjidhen çështjet historike. Prandaj, thotë ai, është shumë e rëndësishme që komisioni i përbashkët i ekspertëve të përfundojë punën e tij sa më shpejt që të jetë e mundur.

Puna e Komisionit u vendos në pauzë për shkak të zgjedhjeve parlamentare të cilat para koronavirusit duhej të mbaheshin në vend më 12 prill, ndërsa e gjitha kjo me kërkesë të palës maqedonase me qëllim që çështjet qe zgjidhen dhe të mos përdoren për përplasje politike gjatë fushatës.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore i cili duhet të deklarohet për shënimin e përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve të historisë së përbashkët dhe të ndihmojë në kapërcimin e interpretimeve të ndryshme, deri tani ka arritur të bëjë përparim të caktuar në aspektin e periudhës së antikitetit dhe mesjetës, por jo edhe pajtueshmëri rreth çështjes për Goce Dellçevin.