Kush e “rrëzoi” Gruevskin dhe si do të përfundojë ky vit 2017 për partinë kryesore opozitare, ishin vetëm disa nga temat që në edicionin e mbrëmshëm “Vetëm e vërteta” u diskutuan me Stojançe Angellov nga “Dinjiteti” dhe ish-deputetja Gjulistana Markovska, e cila tani mbështetjen e saj ua jep “reformatorëve”, përcjell Fol.

“Bombat” treguan fytyrën e dytë të Nikolla Gruevskit. Gjëra në parti, besoj se edhe në partitë tjera, janë të vendosur në mënyrë që udhëheqësi shihet si një ikonë dhe gjërat që i kemi dëgjuar, të gjithëve na kanë dëshpëruar” tha Markovska, duke shtuar se më shumë dinjitoze do të kishte qenë nëse dorëheqja do të kishte ndodhur menjëherë pas “bombave” të para, kështu që dëmi personalisht për të por edhe partinë do të ishte shumë më i vogël. /Fol/