Partneri i koalicionit në Qeverinë greke Panos Kamenos dhe partia e tij “Grekët e Pavarur” do ta lëshojnë qeverinë, informojnë mediat greke.

Kamenos këtë deklaratë e bëri menjëherë pas takimit me kryeministrin grek Aleksis Cipras. Kamenos theksoi se nuk kanë arritur marrëveshje me Ciprasin në lidhje me votimin e ratifikimit të Marrëveshje së Prespës të cilën “Grekët e Pavarur” nuk e përkrahin

Kamenos falënderoi kryeministrin grek për bashkëpunimin dhe tha se çështja e emrit me Maqedoninë nuk i lejon më atij të jetë pjesë e qeverisë.