Viti shkollor 2017/2018 për shkollat fillore dhe të mesme publike do të fillojë më 4 shtator (e hënë), informoi sot Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.

Kalendaret për organizimin e vitit shkollor 2017/2018 në shkollat fillore dhe të mesme do të publikohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Nga MASH në kumtesë të gjithë nxënësve, arsimtarëve dhe profesorëve u dëshirojnë sukses në vitin e ri shkollor.