Partitë edhe sot mund të ushtrojnë ankesa në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në web-faqen e Komisionit deri sot në mëngjes nuk janë parashtruar ankesa për rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash edhe pse disa kandidatë kishin paralajmëruar, përcjell Fol.

Komisioni pas pranimit të ankesës, është i obliguar në afat prej 48 orësh të sjellë vendim.

Kundër vendimit të KSHZ-së, mund të parashtrohet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orësh nga pranimi i vendimit, Gjykata Administrative në RM, nga ana tjetër, për ankesën obligohet të sjellë vendim në afat prej 48 orësh pa pranimit të saj.

Afati prej 24 orëve për parashtrimin e ankesave për shkeljen e së drejtës për votim mbaroi.

Përndryshe, ditën e zgjedhjeve janë parashtruar katër ankesa prej qytetarëve të cilët nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore, por Komisioni ka refuzuar pasi që qytetarët kanë nxjerrë dokumente personale pas përfundimit të shqyrtimit publik të listës. /Fol/