Anëtarët e Iniciativës për reformat e brendshme në VMRO-DPMNE Aleksandar Mihajlovski, Petar Bogojeski, Kostadin Bogdanov, Dragan Lazarov kanë qëndruar në një takim pune në Parlamentin Evropian, në Bruksel ku kanë realizuar shumë takime me politikanë të Parlamentit Evropian.

Në dy ditët e fundit, përfaqësuesit e Iniciativës zhvilluan një sërë takimesh me anëtarët e Parlamentit Evropian nga Partia Popullore Evropiane (EPP), e cila është edhe grupi më i madh në Parlamentin Evropian dhe parti simotër e VMRO-DPMNE-së. Në takimi u paraqiti Deklarata e re “VMRO-DPMNE-ja evropiane për Maqedoninë Evropiane” dhe Deklarata për demokratizimin dhe modernizimin e VMRO-DPMNE-së si vizion për të promovuar vlerat e vërteta demokratike në VMRO-DPMNE dhe për forcimin e saj, si dhe angazhimin e saj dhe mbështejen e Maqedonisë drejt rrugës Euroatlantike.

“Takimet që i kemi pasur në Bruksel treguan mbështetjen që ne e kemi, jo vetëm në mesin e anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, por edhe në mesin e politikanëve të partive simotra në Evropë. Kjo mbështetje tregon qartë se partia duhet të reformohet si parakusht për deizolimin dhe rivendosjen e reputacionit të VMRO DPMNE-së, e cila në vitet e fundit ishte rënuar nga udheheqësia aktuale e saj me politikat e gabuara, “, ka thë Aleksandar Mihajloski.

“Konstatuam një mbështetje të madhe për përmirësimin dhe modernizimin e VMRO-DPMNE-së përmes reformave që do të pasojnë, në këtë proce do të ndihmohemi edhe nga Partia Popullore Evropiane, e cila dëshiron që përsëri të ketë një partner të fortë në Republikën e Maqedonisë. Në periudhën e ardhshme, kjo parti, mbështetjen përmes porosive publike dhe paraqitjeve do t’ja japë iniciativës së brendshme për reforma në VMRO_DPMNE, me qëllim që Maqedonia të përshpejtojë rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO, sepse Maqedonisë i duhet një VMRO-DPMNE e fortë, proevropiane dhe konstruktive”, thuhet në deklaratën e lëshuar për mediat e vendit nga përfaqësuesit e Iniciativës së brendshme për reformim të VMRO-DPMNE, pas vizitës në Parlamentin Evropian në Bruksel.