Aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Qeverisë, me theks të veçantë në Planin veprues “3-6-9″, i cili hyn në fazën e dytë të implementimit ishin temat e takimit të sotëm të ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së Tomas Greminger, i cili po qëndron për vizitë të parë në Maqedoni, pas ndërmarrjes së funksionit në korrik të vitit 2017, përcjell Fol.

Siç kumtoi MPJ-ja, Dimitrov në këtë rast i ka paraqitur fushat e prioriteteve në të cilat janë drejtuar përpjekjet për veprim dhe përmirësim të gjendjes, edhe atë në sundimin e të drejtës dhe gjyqësisë, të drejtat e njeriut dhe lirive të mediave, si dhe legjislacionin zgjedhor, ku rekomandimet dhe mbështetja nga OSBE janë të mirëseardhura.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm, duke shprehur kënaqësi gjatë vizitës, ka dërguar lavdërim për tejkalimin e krizës politike, dhe ka shfaqur mbështetje nga OSBE për axhendën e reformave të Qeverisë.

“Edhe pse OSBE është organizatë e cila në përgjithësi ka mandat për menaxhim të sfidave, në kontekstin aktual të Maqedonisë është e gatshme të shqyrtojë mënyra për shfrytëzimin e rasteve të volitshme dhe kapjen e momentit pozitiv për zhvillim demokratik të shtetit”, ka theksuar Greminger. Ai në këtë rast e ka theksuar kënaqësi nga narrativi i shprehur pozitiv, rrugën e premtuar të reformave dhe vizion për të ardhmen dhe ka shprehur inkurajim.

Në bisedimet bashkëbiseduesit janë përqendruar në fusha dhe mënyra konkrete me të cilat OSBE mund të japë kontributin dhe mbështetjen e saj të proceseve demokratike të reformave, si dhe për bashkëpunimin dhe aktivitetet e ardhshme në suaza të OSBE-së, shkruhet në kumtesë. /Fol/