Punësimi i përkohshëm i punëtorëve më gjatë se dy 2 vite për punë të parapara me sistematizim, borxh i madh për TVSH-në e papaguar që zvarritet që nga viti 2004 dhe që shlyhet me këste, mos transferim parash në arkën e komunës, siç e kërkon rregullorja – janë disa nga vërejtjet për funksionimin e ndërmarrjes publike të Kumanovës “Pastrim dhe Gjelbërim”, të shënuara në raportin e Entit Shtetëror për Revizion (ESHR).

Sipas raportit të publikuar sot, ESHR-ja konstaton se në vitin 2020 janë paguar rreth 100 mijë euro për punëtorët e punësuar përkohësisht në vitin 2020.

“Me këqyrjen e dokumentacionit të bashkëngjitur revizioni ka konstatuar se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2020 numri i personave të punësuar në këtë bazë varion nga 29 deri në 54 persona dhe disa prej tyre kanë qenë të angazhuar vazhdimisht për një periudhë më të gjatë se dy vjet.
Kjo mënyrë punësimit nuk është në përputhje me nenin 24 të Ligjit për Agjencitë Private të Punësimit, i cili përcakton se në cilat raste agjencia mund të angazhojë punëtor për të kryer punë të përkohshëm dhe të lidhë kontratë, por jo më gjatë se dy vjet, me ose pa ndërprerje. që tregon për uljen e transparencës në punësim, subjektivitet në përzgjedhjen e personave dhe pozitë të privilegjuar të tyre në procedurën e angazhimit, si dhe mospërputhje të stafit që duhet të kryejë detyrat e rregullta të punës së kompanisë”, thuhet në raport.