Shkon në 200 numri i administratorëve që e kanë mohuar vendin e punës të ofruar për sistematizimin e tyre. Nga ana tjetër rreth 700 perona në grupin e parë që e pranuan ofertën, ende nuk kanë nisur me punë. Heshtje në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. I pari i këtij dikasteri Hazbi Lika nuk pranon që të flasë para kamerës për këtë çështje. Nga ana tjetër ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike Damjan Mançevski, i cili së bashku me Likën premtuan se më së voni në muajin qershor grupi i parë prej 958 administratorëve do të fillonte me punë, pranon se ka ngecje dhe se ky problem është tej zgjatur. Zgjidhjen për këtë problem, Mançevski e sheh tek ndryshimi i ligjit për administratë.

Për raste të ndryshme ka arsye të ndryshme. Ndokund puna është bllokuar në institucionet ku duhet të shkojnë administratoret, në ndonjë rast Sekretariati ku përgatiten dokumentuat ka ngecur. Me të vërtetë për secilin rast ka arsye të ndryshme dhe nuk mund të them saktë se në një vend është problemi”- u shpreh Damian Mançevski , ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Kur prisni që të kryhet problemi?!
Për dy muaj!

958 nga 1600 administratorëve u tha se më së voni në muajin qershor do të fillojnë me punë, që menjëherë më pas të fillojnë me sistematizim e grupit të dytë. Por asnjë nga këto persona që për më shumë se 15 vite marrin paga e qëndrojnë në shtëpi, ende nuk e kanë shijuar ditën e parë të punës./Alsat-M
Shkon në 200 numri i administratorëve që e kanë mohuar vendin e punës të ofruar për sistematizimin e tyre. Nga ana tjetër rreth 700 perona në grupin e parë që e pranuan ofertën, ende nuk kanë nisur me punë. Heshtje në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. I pari i këtij dikasteri Hazbi Lika nuk pranon që të flasë para kamerës për këtë çështje. Nga ana tjetër ministri për Administratë dhe Shoqëri Informatike Damjan Mançevski, i cili së bashku me Likën premtuan se më së voni në muajin qershor grupi i parë prej 958 administratorëve do të fillonte me punë, pranon se ka ngecje dhe se ky problem është tej zgjatur. Zgjidhjen për këtë problem, Mançevski e sheh tek ndryshimi i ligjit për administratë.

Për raste të ndryshme ka arsye të ndryshme. Ndokund puna është bllokuar në institucionet ku duhet të shkojnë administratoret, në ndonjë rast Sekretariati ku përgatiten dokumentuat ka ngecur. Me të vërtetë për secilin rast ka arsye të ndryshme dhe nuk mund të them saktë se në një vend është problemi”- u shpreh Damian Mançevski , ministër i Administratës dhe Shoqërisë Informatike.

Kur prisni që të kryhet problemi?!
Për dy muaj!

958 nga 1600 administratorëve u tha se më së voni në muajin qershor do të fillojnë me punë, që menjëherë më pas të fillojnë me sistematizim e grupit të dytë. Por asnjë nga këto persona që për më shumë se 15 vite marrin paga e qëndrojnë në shtëpi, ende nuk e kanë shijuar ditën e parë të punës./Alsat-M/