290 mijë euro do të kushtoj projekti për ndërtimin e një strehimore për një shimpanzë në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.

Për të përfunduar punimet është përzgjedhur një kompani tetovare, si ofertuese më e lirë, me 232.563 euro. Punimet duhet të përfundojnë brenda shtatë muajsh, ose deri në mars të këtij viti.

Javorja Fokus shkruan se në Byronë për prokurime publike ka dalë një aneks shtesë për marrëveshjen, ku përmendet një shumë plotësuese prej 57.453 euro për t’u përfunduar projekti i strehimores.

Shtimi i çmimit ka ardhur si rezultat i punëve të paparashikuara./Telegrafi