Amerikanët janë të ndarë në urdhrin e presidentit Donald Trump për ndalim të udhëtimit të përkohshëm për të gjithë refugjatët dhe qytetarët e 7 shteteve myslimane, ku pak më shumë se shumica janë për, sipas një sondazhi të bërë nga Reuters, transmeton koha.net.

Sondazhi i bërë me 30 dhe 31 janar ka zbuluar se 19 për qind e Amerikanëve të moshës madhore mbështesin “fuqishëm” apo “deri diku” me urdhrin e Trump, derisa 41 për qind “fuqishëm” apo “deri diku” nuk pajtohen me të, derisa 10 për qind ka thënë se nuk e dinë.

Por përgjigjet e tyre janë të ndara pothuajse tërësisht përgjatë linjave partiake. Derisa 53 për qind e demokratëve thonë se “nuk pajtohen” me vendimin e Trump ndërsa 51 për qind e republikanëve “pajtohen” me këtë, transmeton koha.net.

Urdhri ekzekutiv i Trump ka ndaluar hyrjen e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara për 120 ditë, e edhe ka bllokuar qytetarët e shteteve si Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni.
Ndërsa Presidenti Trump ka thënë për këtë ndalesë, se është bërë për t’i mbrojtur Shtetin dhe kufijtë e tij.

“Kjo nuk është ndalesë për Mysliman” ka shtuar ai.
Sondazhi i Reuters ka zbuluar se 31 për qind e Amerikanëve ndihen “më të sigurt” për shkak të ndalimit, krahasuar me 26 për qind të cilët kanë thënë se ndihen “më pak të sigurt” për shkak të kësaj.

Ndërsa 38 për qind kanë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar “një mesazh të mirë” se si duhet të përballemi me terrorizmin, derisa 41 për qind kanë thënë se shteti kanë dërguar “një shembull të keq”.