Fillimisht në takim ishin lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, me bashkëpunëtor dhe zëvendëskryetari i PDK- së, Enver Hoxhaj dhe disa përfaqësues nga Nisma për Kosovën, për t’u bashkuar më pas edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj dhe ai i PDK-së, Kadri Veseli, shkruan gazeta Blic. Ndërkohë, koalicioni PAN sot nuk arriti që t’i bëjë votat për kryetar të Kuvendit dhe e braktisi seancën, derisa kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, të cilin PAN-i pretendon ta zgjedhë për kryetar të Kuvendit të Kosovës ka thënë se nëse do të votohet brenda ditës Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj, ai do të ofrojë një kandidat tjetër për kryeparlamentar nga PAN-i. Nëser pritet të mbahet vazhdimi i senacës konstituive nga ora 10:00.