Ronaldo ka rrëmbyer sërish primatin e të parit në Evropë sa i përket golave të shënuar në të gjitha garat, me 39 rrjeta. Pas tij renditen Salah 38 dhe Messi 36.
Pothuajse për një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në Evropë duke regjistruar shifra të pabesueshme dhe duke e mbyllur vitin me më shumë se 50, 60 gola, derisa Leo kishte shkuar edhe në 73 finalizime në të gjitha garat në një edicion (2011/12), rekord historik ky, shkruan Gazeta Express.
Këtë edicion, fituesit e 10 Topave të Artë janë duke hasur në vështirësi që të shkëputën nga të tjerët, por ndeshje pas ndeshje po rikthehen të bëjnë atë që dinë më së miri, realizimin e golave…
Cristiano Ronaldo, që nuk luajti vikendin që lamë pas, shënoi dy gola në mesjavë në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, duke shkuar në 39 finalizime këtë edicion në vetëm 3 ndeshje, pas tij renditet Muhamed Salah me 38 që shënoi në fitoren 3-0 të Liverpoolit kundër Manchester City në çerekfinale të Champions League.
Lionel Messi nuk arriti të gjejë rrugën drejt portës në fitoren e Barcelonës 4-1 kundër Romës, duke mbetur në pozitën e tretë me 36 gola, aq sa ka edhe Immobile.
Golashënuesit më të mirë në Evropë deri më tani këtë sezon…
Cristiano Ronaldo: 39 gola, (36 ndeshje)
Mohamed Salah: 38 gola, (42 ndeshje)
Lionel Messi: 36 gola, (45 ndeshje)
Ciro Immobile: 36 gola, (39 ndeshje)
Harry Kane: 35 gola, (39 ndeshje)
Robert Lewandowski: 36 gola, (38 ndeshje)
Edinson Cavani: 33 gola, (38 ndeshje)
Sergio Aguero: 30 gola, (36 ndeshje)