Mbrojtësi i Barcelonës, AleixVidal ka bërë një gjest të turpshëm në përfundim të ndeshjes kundër Atletico Madridit të vlefshme për gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Kamerat e kanë kapur “mat” mbrojtësin e Barcelonës, AleixVidal duke ia treguar gishtin e mesit trajnerit të Atletico Madridit në përfundim të ndeshjes, Diego Simeones, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”.

Barcelona u kualifikua në finale por ka humbur Luis Suarez i cili së bashku me Sergio Roberto u ndëshkuan me karton të kuq, ndërkohë që AleixVidal me shumë mundësi do ta humbasë finalen pas provave televizive.