Në Gjykatën penale sot filloi debati kryesor rreth lëndës “Transportuesi” ku të akuzuar janë ish-kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski dhe 20 persona të tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim të rreth 360.000 eurove.

Debati po zhvillohet prej filimit për shkak të këshillit gjyqësor. Kryetare e këshillit gjyqësor është Dobrilla Kacarska. Seancat paraprake u shtyen për shkak të mungesës së përgjigjes për ankesë të partashtruar në Gjykatën e apelit.

Në fillim të seancës, avokati Boro Tasevski kërkoi shtyerje të debatit deri në dorëzimin e audio materialeve për mbrojtjen, në mënyrë që të kenë qasje dhe mbrojtje të së drejtës së barazisë para gjykatës. Kërkojnë që dëshmitë t’u dorëzohen në formë të shkruar.

Një avokat tjetër i mbrojtjes reagoi se nuk e mbështetë kërkesën sepse ka pasur mjaft kohë për t’i aprë dhe përgatitur mbrojtja, ndërkaq që kjo tashjmë është seanca e tetë dhe me shtyerje u shkaktohet dëm të akuzuarve.

Prokurorët nga PSP thanë se gjykata tashmë i ka refuzuar njëherë kërkesat dhe nuk ka nevojë për përsëritje, si dhe se materialet u janë dorëzuar me rregull. Këto kërkesa, sipas PSP-së, janë me qëllim të shtyerjes së debatit kryesor.

Gjykatësja Kacarska më pas dha pauzë gjysmëorëshe në mënyrë që këshilli gjyqësor të deklarohet rreth kërkesës së mbrojtjes. /Fol/