Klinika Infektive në Shkup do të mbyllet për dy javë përshkak se nevojitet dezinfektim total të objektit. Për këtë bëri të ditur drejtoresha e Klinikës, mjekja Milena Stevanoviq, transmeton Zhurnal.

Ky aksion u vendos vetëm një ditë pasi në këtë Klinikë i shtrirë ishte kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, i cili kishte marë infektim nga ushqimi në Greqi.

“Do të bëhet pastrim serioz, sterilizim, dezinfektim i dysheqeve, jastëkave, mobiljeve meidcinale, gjithçka që është brenda, muri e dyshemeja, do të bëhen dhe disa procedura tjera shtesë të cilat i kemi si nevojë rutine e të cilat nuk mundeshim ti bënim përshkak numrit të madh të pacientëve – kontrollimi i aparateve kundër zjarrfikësve, shtimin e senzorëve për zjarr. Kjo do të jetë e mirëseardhur edhe për personelin i cili dy vite në vvazhdimësi ishte nën sulm nga Covid dhe do të jetë mirë që të marim pak frymë. Por ajo që është e rëndësishme, është që tërësisht të përgatitim klinikën për ndonjë valë të re eventuale të pacientëve”, tha Stevanoviq për Telma.

Tre pacientët të cilët për momentin po kurohen në Klinikë, do të transferohen në spitalin “8 Shtatori”./Zhurnal.mk