Më 08.03.2021 në ora 21.50, policët nga SPB Tetovë në bashkëpunim me inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në magjistralen Tetovë-Shkup, ku është konstatuar se nuk respektohet orari i punës dhe brenda objektit kanë qëndruar mysafirë të shërbyer informon Tetovasot.
Objekti është mbyll nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kurse menaxheri V.T. (30) nga Tetova, është privuar nga liria dhe është mbajt në stacion të policisë. Pasi çështja është dokumentuar plotësisht, kundër tij do të ngrihen padi adekuate penale sipas nenit 206 të Kodit Penal – “mosveprimi në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie”.