Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, HR McMaster pranoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

“Bëhet fjalë për përdorimin e dezinformimit e propagandës dhe instrumenteve të medias sociale për t’i polarizuar shoqëritë dhe për t’i vënë komunitete të ndryshme kundër njëri tjetrit për të dobësuar vendosmërinë dhe përkushtimin e tyre”, ka thënë ai për VOA.

Sipas tij, rusët e kishin luajtur këtë rol edhe në Evropë, si në Francë, Spanjë e Mal të Zi.

“Demaskimi i kësaj fushate destabilizuese të Rusisë është hap i rëndësishëm”, ka thënë ai.