Kryetari i LDSHM-së së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kryetarin e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami takuan Susan F. Falatko, drejtore e zyrës Jugore Evropiane në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH) ku u bisedua rreth ndryshimeve në kushtetutën e Maqedonisë.

Me qëndrim të përbashkët ata ju bën të qartë se pa status shtetformuese të shqiptarëve në kushtetutën e Maqedonisë, në këtë shtet nuk mund të bëhen reformat! Pa stabilitet politik nuk mund të ketë stabilitet ekonomik.