Më 5 maj në Ditën e Dëshmorit do të bëhet inaugurimi i pllakës përkujtimore të Beqir Sadikut- komandant Sllupçanit, njofton SHVL-UÇK.                                                            Inaugurimi do të bëhet në kompleksin memorial “Dëshmorit të atdheut” në Haraçinë në ora 11. Kjo është kumtuar edhe nga familja Sadiku.

“Komandant Sllupçani” ishte pjesëmarrës në  tre  luftërat e fundit të shqiptarëve në Ballkan, i cili ra heroikisht në betejën e Haraçinës në vitin 2001.