Temperatura më e ulët, minus 13 gradë Celsius në Maqedoni sot në mëngjes, në orën shtatë është matur në Mavrovë, ku shtresa e borës është 12 centimetra, ndërsa 12 gradë nën zero janë regjistruar në Llazaropole dhe krushevë, ku ndërkaq ka 13 përkatësisht katër centimetra borë, kumtoi sot në mëngjes Drejtoria për hidrometeorologjike (DPHM).

Në Berovë janë regjistruar minus nëntë gradë, minus tetë në Prilep, Manastir, Pozharan, Pretor, Gjurishte, Kriva Pallankë, Tetovë dhe Topollçan, minus shtatë në Ohër dhe VInicë, minus katër në SHkup – Zajçev Rid, minus tre në Shkup-Petrovec, Shtip dhe Kumanovë, minus dy në Strumicë, minus një në Dojran dhe Demir Kapi dhe zero gradë në Gjevgjeli.

Sipas DPHM-së, sot paradite do të mbajë mot i ndryshueshëm me periudha me diell, ndërsa pasdite vranësirat do të pakësohen. Do të fryejë erë e matur, ndërsa përgjatë Vardarit paradite edhe erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej minus dy deri pesë gradë. Gjatë natës së Vitit të Ri do të mbajë mot i kthjellët dhe i ftohtë me erë të dobët deri mesatare veriore dhe temperaturë prej minus 10 deri minus 2 gradë.

Në Shkup paradite do të mbajë mot me vranësira mesatare, ndërsa pasdite vranësirat do të pakësohen. Do të fryejë erë mesatare veriore. Temperatura maksimale do të jetë deri 3 gradë, ndërsa gjatë natës së Vitit të Ri rreth minus shtatë gradë.

Deri të martën do të mbajë mot stabil dhe i thatë, me mëngjese të ftohta, ndërsa gjatë ditës do të jetë me diell, me vranësira të vogla. Temperaturat e mëngjesit çdokund do të jenë nën zero, prej minus 13 deri minus 5, në male do të zbresin edhe deri minus 15 gradë, ndërsa të ditës prej nesër do të jenë në ngritje të vogël. Nga mesi i javës së ardhshme do të ketë vranësira kalimtare me reshje të dobëta të shiut në viset më të ulëta dhe të borës në viset e larta dhe në male.