Me koncert të xhaz kuartetit modern “Forplej” dhe orkestrës së Filarmonisë së Maqedonisë nën dirigjimin e maestros Emin Xhijan sonte fillon edicioni i 57-të i festivalit Vera e Ohrit.

Në hapjen e Festivalit do të flasë presidenti Gjorge Ivanov, i cili është edhe mbështetës i manifestimit.

Anëtarët e “Forplej” dje në konferencë për shtyp shprehën mahnitje nga Maqedonia, ku do të interpretojnë për herë të parë, ndërsa muzikanti Harvi Mejson e quajti vend biblik.

Drejtori i Festivalit, Oliver Arsovski paralajmëroi rekord prej 57 ngjarjeve në 40 ditët e ardhshme të festivalit. Sipas tij, për herë të aprë në historinë e Festifvalit në hapjen solemne do të ketë xhez-ngjarje, e cila ka shkaktuar interes të amdh tek publiku. Ohri këtë vit do të jetë nikoqir i mbi 300 artistëve të shquar, interpretues dhe autorë nga 20 vende, mes të cilave nga Kina, Indonezia, SHBA-ja, Holanda, Italia, Rusia, Austria, Kanadaja dhe të tjera.

Krahas xhaz spektaklit për hapjen e festivalit të pjesës muzikore të programit vendosen edhe mbrëmje të xhazit, më pas marrja pjesë e Rok Simfoni, Vllatko Stefanovski dhe Orkestra kamertale – Manastir, si dhe ELK orkestra nga Kina. Publiku i festivalit do të ektë mundësi të ndjekë edhe ngjarje të institucioneve artistike vendore si dhe solistëve (Orkestra e Filarmonisë së Maqedonisë, orkestra kamertale e MMM, Orkestzra kamertale nga Turqia dhe violinistët Blerim Grupi dhe Marija Vrshkova,…)

Në pjesën dramatike të programit do të interpretohen shfaqje të teatrove vendore dhe ndërkombëtare, mes të cilave “Mbreti Lir” nga Shekspiri në interpretim të Teatrit turk nga Shkupi në regji të Diego de Brea, si dhe “Ëndrra e natës verore” gjithashtu nga Shekspiri në regji të regjisorit amerikan Xhon Blondel, ndërkaq në interpretim të Teatrit të Manastirit.

Ohri prej sot deri më 20 gusht do të jetojë me artin. Në skenat e Teatrit antik, Sarajit të Poshtëm, kishës “Shën Sofia”, Qendrës për kulturë “Gligor Përliçev”, por edhe lokacione të tjera interesante nëpër qytet do të ndodhin ngjarje të jashtëzakonshme atraktive kultirore, në të cilat do të kenë mundësi të kënaqen të gjithë ithtarët e artit, të asaj që paraqet kulm të artit në korniza botërore.