Projekti për ndërtimin e shtëpive për pleq, ka qenë ideja për të cilën Bojan Jovanovski nga biznesmenët Silljan Micevski dhe Ardijan Amzovski, ka arritur të marrë 953.726 euro, përmes organizatës humanitare, Lidhja ndërkombëtare.

Micevski paratë i ka paguar në llogarinë e pensionistes nga Shkupi, Liljana Todorovska, ndërsa Amzevski në llogarinë e Jasna Mandi, nënkryetare e organizatës. Të gjithë paratë kanë përfunduar te Bojan Jovanovski, pohon prokuroria.

Sipas prokurorisë, ish nënkryetarja e Kuvendit, por edhe e LSDM, Frosina Remenski, me renomenë dhe autoritetin e saj ka ndikuar dhe i ka dhënë këshilla Boki-13 si të arrijnë besim klientët në projektet.

Remenski shton se biznesmenët e përmendur janë partnerë shumëvjeçar të LSDM dhe se kontaktet që ajo i ka pasur me to, nuk kanë qenë në lidhje me organizatën Lidhja Ndërkombëtare.

Aktgjykimi për këtë lëndë sipas të akuzuarit të parë, Bojan Jovanovski, tashmë është sjellë, duke shtuar se ka mënuar që të mbrohet me heshtje. Avokati i tij, Sinisha Dukoski, thotë se nëse kështu ngritët akuzë për mashtrim, atëherë duhet t’i vendohet dryni të gjithë gjykatave civile.

Për shkak të gjendjes shëndetësore të Mile Jovanovskit, babait të Boki-13, sot u ndërpre gjykimi, ndërsa do të vazhdohet të enjten me fjalët hyrëse dhe kjo do të jetë seanca e fundit para pushimeve në gjyqësor.

Në listën e dëshmitarëve janë 51 persona, ndërsa sot lista u plotësua me biznesmenin Fijat Canovski.

Në rastin “Lidhja Ndërkombëtare” të akuzuar janë Jasna Mandiq, Bojan Jovanovski, Frosina Remenski, Mile Jovanovski dhe Hristina Bllazhevska për veprat penale “Mashtrim” dhe “Larje parash”. Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrillova Efremova.