Në kalimin kufitar “Bogorodica” në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë janë formuar kolona të gjatë të veturave dhe për të hyrë në Greqi pritet me orë të tëra, raportojnë mediat maqedonase.

Autoritetet kufitare maqedonase kanë njoftuar se ndërmjet 10 dhe 15 mijë njerëz po presin të hyjnë në Greqi, raporton MIA.

Për të hyrë në Greqi më së shumti po presin veturat me regjistrim të Maqedonisë dhe të Serbisë, shkruan lajmi.net.

Gjata shirita të rrugës janë përplot vetura, ndërsa sipas DË, për të hyrë në Greqi po pritet mesatarisht tri orë.

Autoritetet kufitare theksojnë se arsyet e këtij fluksi të madh janë pushimet vjetore dhe vikendi i zgjatur në Maqedoni për shkak të festës së Bajramit.

Normalizimi i komunikacionit në kalimin kufitar “Bogorodica-Evzoni” pritet në orën e mbrëmjes, ndërsa Asociacioni maqedonas i Auto-motos ka njoftuar se në kalimet tjera kufitare nuk ka tollovi.

Ndërkohë, disa udhëtar për shkak të pritjeve të gjata e kanë humbur edhe durimin, kështu që në kufi ka ardhur deri te incidentet.

Republika.mk ka publikuar fotografi të një burri që turret drejt një veture në kolonë. /Lajmi.net/

greqia greqia1