Ditëve të fundit janë shpeshtuar lajmet sensacionale të mediave të kontrolluara nga BDI, ndaj partisë së Ziadin Selës.

Tashmë kur janë shpallur zgjedhjet presidenciale si dhe  zgjedhjet e parakohshme lokale në komunën e Dibrës, gara ka filluar të jetë shumë e ashpër, ku nuk mungojnë edhe goditjet e ulta nga të dyja kampet.

Jo më larg se dje nëpërmjet shpifjeve, lajm kryesor në këto media ishte gjoja përçarja ende pa filluar fushata ndërmjet Ziadin Selës dhe Bilall Kasamit me të vetmin qëllim për të krijuar huti tek votuesit shqiptarë në garën e Dibrës.Ndërkaq sot, sa për të defokusuar  vëmendjen nga skandali i MAXHAR Telekomit , ku drejtpërdrejtë janë të akuzuar “miqt nga Tetova” A. A. Dhe M.XH, lansuan një lajm sensacional nga protesta e djeshme kundër rasteve të montuara  ku në prani të Selës u vërejtën edhe funksionar tjerë të partisë së Selës me syze dielli

Interesant fakti se për BDI – në dhe mediumet e tyre, aspak nuk është i rëndësishëm fakti se ndaj shqiptarëve akoma vazhdojnë të kurdisen gjygje dhe të dënohen njerëz të pafajshëm, por më të rëndësishme bëhen “syzet e protestuesve” /fol.mk