Bashkimi Evropian, me shumë gjasë, do të autorizojë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë muajit që vjen, me shpresën se procesi do ta afrojë Ballkanin më afër perëndimit, informon media amerikane Blumberg. Po e njëjta medie njofton se ka parë vendimin por se ai mund të pasojë ndryshime.

Duke marrë parasysh progresin me reformat,” ministrat e BE-së të cilët do të takohen në Luksemburg më 15 tetot do të vendosin të hapin negociatat për anëtarësim me qeveritë e Tiranës dhe të Shkupit, bazuar në komunikatë të tyren të përpiluar të premten dhe të cilën e ka parë Bloomberg. Megjithatë, përmbajtja akoma mund të ndryshojë, duke qenë se një draft paraprak, të cilin po ashtu e ka parë Bllomberg-u, nuk përfshinte rekomandimin për fillimin e negociatave – informon media amerikane Blumberg.

Ekzistencën e këtyre drafteve e konfirmon edhe kryeministri Zoran Zaev i cili shpreson se vendimi përfundimtar do të jetë pozitiv.

Mbledhja e të gjitha informacioneve që vinë tek unë më jep të drejtën që të them se jam optimist. Por ka edhe diku 15-16 ditë dhe duhet të presim. Secili vend është i pavarur. Unë tashmë i kam edhe draft versionet e konkluzioneve që sillen por gjithsesi ata ndryshojnë çdo ditë. Dikush mund t’i publikojë por përfundimtare janë kur të miratohen në Këshillin Evropian dhe besoj se kështu ne do të mbyllim përfundimisht një qëllim strategjik, të marrim datë për fillimin e negociatave – tha Zoran Zaev, kryeministër.

Bundestagu gjerman miratoi javën e kaluar pajtimin që qeveria gjermane të votojë për dhënien e datës për Maqedoninë e Veriut dhe hapjen e kushtëzuar të negociatave për Shqipërinë. Por një ditë më parë, u raportua se Holanda nuk e ka ndryshuar akoma qëndrimin kundërshtues. Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok së fundmi ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës…Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe progres të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është më e madhe se në Shqipëri. Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sapo të plotësojë kriteret. Por nuk është ende momenti” – raportohet të ketë thënë ministri i Jashtëm holandez Stef Blok. Përveç Holandës, qëndrim kundërshtues ka pasur edhe Franca. Të dyja vendet pritet të kenë një vendim final gjatë ditëve të ardhshme. /Alsat M/