Ato kanë raportuar për reagimet nga Kosova dhe Serbia me vlerësimin se kjo ngjarje ka pasuar tensionimin që ishte shkaktuar me rastin e arrestimit në Francë të ish kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, transmeton lajmi.net.
Agjencitë e vënë në dukje faktin se treni është dhuratë Rusisë dhe i njëjti është i pasur me motive nacionaliste serbe dhe fetare, si dhe në 20 gjuhë, përfshirë edhe shqip, është shkruar “Kosova është Serbi”.
Agjencia amerikane e lajmeve, AP, thekson se ndalimi i trenit ka “nxitur eskalim dramatik të tensioneve ndërmjet ish armiqve të luftës”.
AP dhe AFP po ashtu raportojnë edhe për urdhrin e presidentin Thaçi që të dërgohen forcat speciale për të parandaluar hyrjen e trenit.
Po ashtu citohet edhe kryeministrit serb, i cili ka thënë se e ka ndalur trenin në Rashkë për t’i “ikur konfliktit dhe humbjes së jetëve”.
AP thekson se deri të tensionimi i sotëm i situatës ka ardhur pas tensioneve paraprake ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj në Francë me fletëarrest të Serbisë.
AFP raporton se incidenti me tren koinçidon me provokimet e Serbisë që Haradinaj të ekstradohet nga Franca.
“Raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë në nivelin më të ashpër që nga nënshkrimi i marrëveshjes ‘historike’ të Brukselit në vitin 2013”, thekson AFP.
Edhe Reuter ka raportuar për tentim agresionin e Serbisë ndaj Kosovës. /Lajmi.net/