KAMERAT E SIGURISË KANË FILMUAR VRASËSIT

Mënyra e vrasjes së shtetasit të RMV-së, Orhan Bajrami – Oki, tregon se bëhet fjalë për “vrasje me porosi” – thonë mediat greke, megjithatë pritet që hetimet ta konfirmojnë këtë, percjell KlanM.

Vrasësit e Orhan Bajramit – Oki, në resortin luksoz ku ai ishte akomoduar, kishin ardhur me një makinë me targa të huaja, e jo me motoçikletë sic ishte raportuar paraprakisht.

Mediat greke kanë publikuar informacione të reja për vrasjen e së shtunës dhe duke u thirrur në burimet nga hetimet shkruajnë se policia posedon video-xhirimin e automjtetit që është shfrytëzuar nga sulmuesit.

Sipas mediave dhe portaleve greke, sic percjell KlanM, vrasja është filmuar. Ata kanë publikuar xhirime nga vila ku ishin akomoduar viktima, miku I tij dhe dy gratë.

Sic thuhet në njoftimin e mediave greke, në momentin e vrasjes Oki ka qenë me shoqërinë e tij në oborrin e apartamentit në Halkidiki, ku ka qenë i fshehur. Ai bashkë me një shok të tij dhe dy persona të gjinisë femërore kanë qenë ulur në oborr, kur janë paraqitur 2 persona, sic u tha paraprakisht, me motoçikleta dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

Më 19 plumba është gjuajtur në drejtim të Okit, I cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, miku I tij ka marrë lëndime të rënda, kurse ndaj dy grave nuk është shtënë, percjell KlanM.

Mediat greke supozojnë se menjëherë pas sulmit, të dyshuarit e kanë kaluar kufirin drejt Maqedonisë së Veriut dhe për këtë janë njoftuar autoritetet e vendit. /KlanMacedonia/