Ende nuk ka asnjë sinjal nga Qeveria për ulje në tryezën e bisedimeve, por nga SHGM thonë se do të insistojnë që të marrin masat për të tejkaluar ngërçin e krijuar. Kërkesat e tyre konsistojnë në krijimin e kushteve për të krijuar një treg të lirë mediatik, për reduktimin e çmimit të licencave, për dhënien e subvencioneve sidomos për mediat e shkruar, sipas kushteve dhe kritereve rigoroze, e të tjera. Propozimet që përfaqësues të shoqatave të gazetarëve kanë të bëjnë edhe me rikthimin e subvencioneve, reduktimin e taksave, e të tjera…Evis HALILI

– Mbijetesa e mediave po merr kahe dramatike, duke bërë që zgjidhja e vetme për shumë prej tyre të jetë falimentimi. Dhe nëse situata do të vazhdojë të jetë e njëjtë shumë redaksi do të jenë të detyruara të vënë drynin. Nga Shoqata e Gazetarëve (SHGM) pohojnë se mediave mbi të gjitha i duhet pavarësi financiare dhe status më i mirë i gazetarëve, që është kusht për media dhe gazetarë të lirë. Ende nuk ka asnjë sinjal nga Qeveria për ulje në tryezën e bisedimeve, por nga SHGM thonë se do të insistojnë që të marrin masat për të tejkaluar ngërçin e krijuar. Kërkesat e tyre konsistojnë në krijimin e kushteve për të krijuar një treg të lirë mediatik, për reduktimin e çmimit të licencave, për dhënien e subvencioneve sidomos për mediat e shkruar, sipas kushteve dhe kritereve rigoroze,  e të tjera.

“ Ne do të jemi këtu dhe do të insistojmë. Çfarëdolloj propozimi do të analizohet mirë ose do të refuzohet. Nuk do të lejojmë partizimin e serishëm të mediave, sidomos jo atë të servisit publik. Do të insistojmë në pavarësi, profesionalistet dhe integritetit në zgjedhjen e anëtarëve të  trupave rregullatorë, e të tjera. Sa i takon mbylljes së disa mediave faji qëndron edhe tek qeveria e kaluar që krijoi parazitë përmes ‘infuzioneve’ që i jepte mediave të caktuara e për rrjedhojë nuk arritën t’i bënin ballë presionit të tregut mediatik”, thotë Popov. Pak ditë më parë përfaqësues të shoqatave të gazetarëve kërkuan që Qeveria të analizojë situatën e krijuar në detaje dhe një prej masave të mundshme ishte rikthimi i subvencioneve të shtetit dhe po ashtu të reduktohet përqindja e tatimit që i jepet shtetit për reklamat nga 18 deri në pesë për qind. Ndërkohë që sipas Zhaneta Trajkovës nga Instituti i Studimeve të Komunikimit një tjetër opsion i tejkalimit të situatës është të vihet në zbatim dokumenti për reforma urgjente dhe të gjitha pikat e Blu Printo, që u hartua vitin e kaluar nga disa organizata joqeveritare.

“Ajo që duhet bërë për momentin është që të realizohen të gjitha pikat e Blu printo, dokumentit për reforma urgjente i cili është hartuar përpara zgjedhjeve nga një grup organizatash joqeveritare. Pjesa mediave e këtij dokumenti është bërë edhe në koordinim me shoqatat dhe asosacionet relevante mediatike. Ndërsa kryeministri gjatë ekspozesë së tij në Parlament premtoi se do ta realizonte dhe ky besoj se është një lajm i mirë”, thotë Zhaneta Trajkovska. Gazeta e parë private “Dnevnik” të martën nxori numrin e fundit. Në njoftimin e dhënë mbyllja e kompanisë është bërë për shkak se nuk arritën që të marrin kredi për të siguruar funksionin e gazetës dhe shlyerjen e detyrimeve. Ndërsa para më shumë se një muaj po ashtu u mbyllën edhe dy media të tjera – “Utrinski vensnik” dhe “Vest”.